Në Reagimin e OVL të UÇK-së lidhur me shpalljen fajtor dhe dënimin e kreut të luftës në Drenicës nga Gjykata e Apelit thuhet se drejtësia ndërkombëtare, përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të lirisë. Edhe Gjykata e Apelit, e dëshmoi këtë me vendimin katastrofal që mori sot në rastin Drenica I dhe II, sepse të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës, i shpallë fajtorë duke i dënuar pa asnjë provë, vetëm me deklaratën e një dëshmitari të mbrojtur, të vërtetuar në gjykatë se ka probleme mendore.
