Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Ngucati ka thënë se Rezoluta për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së është e vonuar. Ai i bëri thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që sa më shpejt ta miratojnë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Ne mendojmë se kjo rezolutë është e vonuar. Prandaj u bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që të miratojnë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, sepse lufta e drejtë dhe e lavdishme e UÇK-së mund të mbrohet vetëm me ligj. Gjatë konferencës për medie, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Ngucati, nënkryetari për Çështje Politike, Nasim Haradinaj, nënkryetari për Çështje Organizative, Migjen Shala, si dhe nga sekretari Faton Klinaku u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të UÇK-së që të mos u përgjigjen kërkesave të gjykatave ndërkombëtare, përkatësisht Gjykatës Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …