OVL e UÇK-së: Seancat e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të mbahen, pa u shqyrtuar çështja e Gjykatës Speciale

OVL e UÇK-së: Seancat e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të mbahen, pa u shqyrtuar çështja e Gjykatës Speciale

Në një kumtesë të OVL-UÇK-së për medie thuhet: Sikur jeni në dijeni, Ne drejtuesit e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, sot kemi hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe kemi kërkuar që të jetë në rend dite shqyrtimi i ligjit për Gjykatën Speciale, të cilën më herët e kemi kundërshtuar për shkak se është e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën. Pas bllokimit tonë dhe thirrjes që ua bëmë deputetëve që ishin në sallë por edhe atyre që e kishin bojkotuar, që ta fusin në rend dite këtë pikë, ata lëshuan sallën. Për ne, seancat e Kuvendit të Kosovës nuk kanë kuptim që të mbahen, pa u shqyrtuar kjo çështje me prioritet. Seancën e thirrur për të hënën, do të vazhdojmë që ta kundërshtojmë, në qoftë se nuk do të jetë në rend dite kjo pikë. Me këtë rast, ftojmë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të pozitës dhe opozitës, që ta marrin seriozisht këtë kërkesë tonën. Ftojmë Veteranët e Luftës së UÇK-së, që të na bashkohen  me protestë para Kuvendit të Kosovës, të hënën me 6 mars 2017 prej orës 9:oo.

 

Prishtinë, më

Kryesia e OVL të UÇK-së

2 mars 2017

Hysni Gucati, Kryetar

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …