leoni

OVL e UÇK-së

OVL e UÇK-së vizitoi kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari

Sot, Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i drejtuar nga Kryetari Emin Lati dhe i shoqëruar nga Kryetari i OVL të UÇK-së Z. Hysni Gucati, vizituan Kandidatin e pavarur për Kryetar të Komunës së Skënderajt Z. Bekim Jashari, duke i uruar kandidaturën e tij për kryetar.  Z. Bekim Jashari, veteranët i priti me zemërgjerësi në zyrën e tij në Skënderaj ku biseduan për shumë gjëra që i preokupojnë kategoritë e dalura nga lufta e lavdishme çlirimtare. Z. Jashari u zotua se, gjatë mandatit të tij, do të bëjë përpjekje maksimale që këto kategori të kenë përkrahjen dhe kujdesin e duhur nga ana e tij dhe e stafit komunal që ai do ta drejtoi, kurse Kryetari Emin Lati, Hysni Gucati dhe Këshilli Drejtues, në emër të të gjithë Veteranëve, Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës të UÇK-së të Degës Skënderaj, duke i uruar fitore në zgjedhje dhe suksese në punën e tij si kryetar i ardhshëm i Komunës së Skënderajt, u zotuan se vota e tyre do të jetë për Kandidatin e Pavarur Z. Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …