OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL-UÇK: UNMIK-u, EULEX-i e Gjykata Speciale, nuk ka qenë, as do të jenë në anën e drejtësisë

Ish-luftëtari i UÇK-së, Adem Delija, është ftuar nga Gjykata Speciale, që të paraqitet atje si i dyshuar. Organizata e Veteranëve ka reaguar për këtë duke bërë të ditur se Delija ka pranuar fletëthirrje nga Specialja më 3 tetor të 2019-së në të njëjtën datë me atë se kur kishte për tu marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. “Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka theksuar vazhdimisht se drejtësia ndërkombëtare, që prej UNMIK-ut, EULEX-it e deri të Gjykata Speciale, as nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë drejtësi e besueshme dhe serioze. Reagimin e bazojmë, përveç tjerash, edhe në lojën me ftesa e cila bëhet përmes telefonatave, rrjeteve sociale, por edhe fletëthirrjet që po iu dërgohen personave anekënd Kosovës. Rasti më i freskët është edhe skandali i radhës, sepse fletëthirrja që i është dërguar bashkëluftëtarit tonë Adem Delija nga Prizreni, në të cilën i shkruan se duhet të paraqitet si i dyshuar për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, me datë 3 tetor 2019, i dorëzohet po të njëjtën ditë me datë 3 tetor 2019”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …