Zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së kanë shkuar pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, ku zyrtarë të Policisë së EULEX-it po zhvillojnë një operacion me urdhër të Prokurorisë së Specializuar. Zyrtari i kësaj organizate, Enver Hajdari e ka cilësuar maltretim trajtimin që po i bëhet Jakup Krasniqit, i cili po merret në pyetje brenda shtëpisë së tij në lagjen Velania në Prishtinë. “Ka ndodhë diçka që nuk ndodh kurrkund në botë. Një izolim, një maltretim”, ka thënë ai. Bastisjet e Prokurorisë së Specializuar, sipas tij janë të njëanshme dhe të turpshme.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …