Kryetyari i AAK-së Haradinaj po vazhdon të mbahet ende në Francë, sipas një një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Organizatat e dala nga lufta të rajonit të Dukagjinit i kanë nisur një memorandum autoriteteve franceze. Kryetarët e Degëve të OVL të UÇK-së Deçan, Pejë, Burim dhe Gjakovë, Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla, Bekë Berisha dhe Sadri Hoxha, në një takim që u zhvillua sot ora 16:30 me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, i kanë dorëzuar atij një Memorandum lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt, me ç’ rast saktësohet se mbasadori Chabert shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunimin me Organizatat e dala nga Lufta dhe të dyja palët presin një vendim pozitiv rreth çështjes Haradinaj”, thuhet në njoftim e OVL të UÇK-së në Pejë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …