ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuara familje Thaçi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e babait, gjyshit dhe familjarit tuaj, Haxhi Thaçi. Në këto momente të vështira për ju, në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Haxhi Thaçi do të kujtohet si njeri mirë, i urtë, i ndershëm dhe i respektuar. Si baba i përkushtuar, qe rriti dhe edukoi fëmijë me vlera të larta, si ish presidentin Hashim Thaçi, i cili si Drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së, dha një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
E dimë qe dhimbja bëhet edhe më e rëndë për shkak të padrejtësisë që po i bëhet Hashimit në Hagë, duke e penguar qe të ishte pranë babait sa ishte i sëmurë dhe sot qe të jetë pranë familjes dhe t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij. Në këto momente të rënda, ju lutemi pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta të Organizatës se Veteranëve të Luftës se UÇK-së dhe të të gjithë veteranëve të luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për humbjen e babait, gjyshit dhe familjarit tuaj. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.