Kryesia e OVL-UÇK ka reaguar pas ftesës për ish-ushtaren e luftës çlirimtare të Kosovës, Time Kadriaj nga ana e Gjykatës Speciale. “Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagim. Kryesia e OVL-UÇK-së thotë se specialja do të dështojë në këtë drejtim dhe se të gjithë luftëtarët e UÇK-së, përfshirë Time Kadriaj, do të dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare. Ish-deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj do të intervistohet më 18 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …