Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj veprimeve të Graham William Phillips, duke thënë se luftën e UÇK-së nuk mund ta njollos askush. Nëpërmjet një deklarate për medie OVL-UÇK-ja ka thënë se i vetëshpalluri gazetar ushtarak britanik ka punuar dhe punon për interesat ruse. “Organizata e Veteranëve të Luftës nuk është e habitur me Graham William Phillips, i njohur për skandale të mëhershme, të vetëshpallurin gazetar ushtarak britanik, për shkak se ai ka punuar dhe punon për interesat ruse. Të gjithë e dimë se edhe më herët janë bërë shumë akuza ndaj UÇK-së, si nga Del Ponte e më vonë nga Dick Marti e raporte të tjera, por luftën e saj nuk do të mund ta njollosin”, është thënë në reagimin e OVL-UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …