OVL-UÇK Mushtisht: Me dhimbje ju njoftojmë për vdekjen e veteranit të luftës, Maxhun Sahit Halitjaha

OVL-UÇK Mushtisht: Me dhimbje ju njoftojmë për vdekjen e veteranit të luftës, Maxhun Sahit Halitjaha

Me dhimbje ju njoftojmë se sot 03-09-2021 në moshën 89 vjeçare vdiq veterani i luftës – Maxhun Sahit Halitjaha.

Varrimi bëhet me 04-09-2021 ditën e Shtune në ora 14:00 te varrezat e reje në Mushtisht.

Kush është Veterani i Luftës së UÇK – Maxhun S Halitjaha?

Maxhun ( Sahit ) HALITJAHA ka lind me 6 Gusht 1932, ishte baba i dy vajzave dhe tre djemve!

Ishte mbështetës i fort i Lëvizjes Kombëtare duke i ndimuar ne ruajtjen e fshehtësisë, fshehjen e materialeve dhe të armeve etj! Ai përjetoj shumë vuajtje dhe dhimbje nga se djemtë e ti, herë njërin e herë tjetrin i burgosnin sistemi Serbo – Jugosllavë, por ky me gjithë gruan vazhdonte të mbështes lëvizjen Kombëtare, duke shkuar për vizita djemve në burg, kryenin porosit e djemve dhe të shkove te tyre! Herë pas here nuk e dinte ku gjendenin dhe a i ka te gjallë! Kur ata (djemtë) ishin jashtë shtëpisë dhe jashtë vendit Baci Maxhun mbante lidhjet dhe kontaktet me shokët e Lëvizjes dhe disa herë strehonte në familjen e ti anëtaret e lëvizjes!

Në Qershor të 1998 kur lufta filloi të zgjerohej në Zonën e Pashtrakut, Maxhuni dhe Rexh Halitjahen dolën në bjeshkë (vendi i quajtur – stanet në Padesh) me aç pak bagëti që kishin dolën me qëllimin e vetëm të furnizojnë Ushtaret e UÇK me ushqim e rroba dhe gjë sende të tjera, kryesisht furnizoni dhe ndihmonin Njësitin e vendosur në Malet e e Padeshit – Mushtishtit që ishte në kuadër të Kompanisë se III të Batalionin të – II- Brig.123 – ZOP! Bashkëpunimi dhe veprimtaria në luftë kishte dhe arsye të tjera, ai kishte djalin e ti Sadik HALITJAHA – Komandant ZOP UÇK, ndërsa nipin Betimin ishte i radhitur në Njësinë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm.

Maxhun dhe Rexhen Halitjaha UÇK ju bashkuan si ushtar aktiv në kohen kur u lëshohet thirrja e SH.P për mobilizimin e përgjithshëm nga 17 deri në 70 vjeçar! Ata u paraqitë në fillim në Maqitevë në Kompaninë e – III – nën Komandën e Hallil Krasniqit ! Pastaj kaluan në Buzhalë – Kompaninë II- Togu IV- nën Komandën e Raxh Buzhales! Më pas në Llanisht pran në njësisë të Kom. Gurit! Në ditë e fundit të luftës nga Llanishti kaluan në Nishor pranë Komandës së ZOP! Maxhuni Halitjaha ishte i pajisur me një snajper të tipit Gjerman, si në beteja po ashtu në shërbimet e rojës të njësive pranë ZOP!

Pas lufte M.Halitjaha jetoj një jetë të lumtur e të qet! Por gruaja Fazilja ju nda nga jeta me 20 Maj 2015, kurse dy viteve e fundit të jetës kishte nevojë përkujdesje të vazhdueshme pasi që pleqëria kishte filluar ta rëndoj! Me datë 03.09. 2021 në moshën 89 vjeçare u nda nga jeta, duke lënë pas vete djemtë, vajzat, nipa e mbesa që ndërtojnë të ardhmen.

Familjes Halitjaha, Miqve dhe juve Veteranëve të UÇK në emër të OVL UÇK – Nëndega në Mushtisht ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …