OVL UÇK-së në Dukagjin, së bashku me të gjithë luftëtarët që përkrahën protestën e 26 shtatorit, përshëndet nismën e Kryeprokurorit Lumezi për fillimin e hetimeve për zbulimin se kush publikoi ilegalisht të dhënat personale të veteranëve. Inkurajojmë Prokurorinë, që të bëj edhe hapin e dytë, duke kërkuar falje ndaj të gjithë Luftëtarëve të cilët u ofenduan publikisht nga ky lëshim i papërgjegjshëm dhe e gjetën veten padrejtësisht në “listat e mashtruesve”. Gjithashtu, ne edhe njëherë shprehim vullnetin tonë që të kontribuojmë në përmirësimin e gabimeve të mundshme në procesin e verifikimit të veteranëve. Për dobi të këtij procesi, ne shpresojmë edhe lirimin e shpejt të bashkluftëtarit tonë Shkumbin Demaliaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …