OVL UÇK në Ferizaj mirëpriti në vizitë Kryetarin e Ferizajt, z. Agim Aliu me bashkëpunëtorë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Ferizaj, Afrim Mehmeti me bashkëpuntorë kanë mirëpritur në takim Kryetarin e Komunës së Ferizajtë  Agim Aliu, nënkryetarin,  Lulzim Aliu, Drejtorët e Drejtorive Sabri Murseli dhe Burim Bajrami, si dhe Shefin e Kabinetit, Albion Sherifi.

Gjatë takimit u trajtuan çështje me rëndësi për komunitetin e veteranëve dhe qytetarët e Ferizajt.

Kryetari Aliu shprehu mirënjohje dhe respekt për kontributin e veteranëve të UÇK-së në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e tij për të mbështetur këtë kategori në përballimin e sfidave aktuale, projektet e paraqitura, por edhe avancimin e çështjeve që lidhen me mirëqenien e veteranëve, si dhe të gjitha kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Përfaqësuesit e OVL UÇK-së, falënderuan Kryetarin për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet komunale për avancimin e të drejtave të tyre dhe ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

Takimi u vlerësua si një hap domethënës drejt forcimit të bashkëpunimit mes OVL UÇK-së dhe institucioneve lokale, me qëllim përmirësimin e jetës së veteranëve, të mirën e përgjithshme të bashkëqytetarëve, si dhe zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi realizoj një takim të frytshëm me personelin shëndetësor të QKMF-së “Fahredin Hoti”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi realizoj një takim të frytshëm me personelin shëndetësor …