Tre ditë para se të mbahet takimi në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovës dhe Serbisë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar nga delegacioni kosovar që në këtë takim t’ia kujtoj Serbisë të gjitha krimet që ka kryer në Kosovë. Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, ka shkruar se më shumë se kurrë liderët shtetëror duhet të bashkohen dhe të kenë një qëndrim të njëjtë përpara Serbisë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. “Ne veteranët e UÇK-së nuk kemi luftuar që sot klasa politike dhe udhëheqëse e vendit të jenë të ndarë dhe të mos mund të kenë qëndrime të njëjta, tani është mundësia e tyre dhe momenti historik të tregojnë se ja duan të mirën Kosovës duke qenë të bashkuar dhe duke e përfaqësuar Kosovën sa me dinjitetshëm në Washington, delegacioni i Kosovës duhet të ia kujtojë Serbisë vrasjet, plaçkitjet, shkatërrimet, dhunimet e të gjitha krimet që i ka bërë ndaj popullatës shqiptare civile në luftën e fundit në Kosovë!”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …