OVL-UÇK organizon aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së

OVL-UÇK organizon aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, organizon aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në Hagë. “Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre. Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë”, thuhet në njoftimin e Faton Klinakut, ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …