Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë më 9 korrik në Prishtinë. Përmes një komunikate për media kjo organizatë ka thënë se pas takimit të mbajtur mes kësaj organizate dhe Shoqatës së të Burgosurve Politik kanë ardhur në përfundim se duhet të organizohet protestë gjithëpopullore në Prishtinë. Tutje OVL-UÇK ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndryshojë ligjin për Gjykatën Speciale për arsye se duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …