OVL-UÇK: Reagim publik lidhur me aktakuzën e ndryshuar ndaj z. Hashim Thaçi

Me shqetësim të thellë kemi ndjekur lajmin për dorëzimin e një aktakuze të ndryshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj z. Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, ku pretendohet për një formë të re të përgjegjësisë penale, kinse për “shtytje” në pengimin e personave zyrtarë.
Ky veprim dëshmon qartë vazhdimin e një qasjeje të padrejtë dhe të njëanshme ndaj figurave kryesore të luftës çlirimtare dhe shtetformuese të Kosovës. Përfshirja e z. Thaçi në një çështje që nuk ka asnjë lidhje me akuzat e mëparshme për të cilat po mbahet në paraburgim, është tregues se synimi nuk është drejtësia, por zgjatja e procesit dhe njollosja e qëllimshme e figurave që përfaqësojnë simbolin e rezistencës dhe lirisë së popullit tonë.
Është më se e qartë se Gjykata Speciale, që nga themelimi i saj, ka funksionuar si një mekanizëm politik, i cili nuk ka për qëllim ndarjen e drejtësisë, por selektimin e saj. Kjo gjykatë është shndërruar në një instrument të padrejtësisë ndërkombëtare, ku veprimet e saj janë shpesh të motivuara politikisht dhe në kundërshtim me parimet themelore të së drejtës penale.
Është e papranueshme që në emër të drejtësisë të përdoren metoda që duken më shumë si mjete presioni sesa si standarde ligjore të një gjykate ndërkombëtare. Tentimi për ta ngarkuar Thaçin me përgjegjësi për vizita të lejuara nga vetë autoritetet, gjatë kohës sa ishte në paraburgim, është i pabazë dhe politikisht i motivuar.
Ftojmë opinionin publik, institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të reflektojnë mbi këtë qasje selektive dhe të ndalojnë një proces që po përdoret për të rishkruar historinë dhe për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së.
OVL UÇK , SHIL UÇK , SHFD UÇK.

Kontrolloni gjithashtu

Xhevat Bislimi: HESHTJA E "DETYRUAR" E SHQIPTARËVE!

Xhevat Gjini: Parti politike apo parti bosësh e mafiozësh

Shqipëria këndej Drinit (sidomos Republika e Kosovës), populli dhe demokracia e saj po dhunohen si …