Organizata e Veteranëve të Luftës i ka reaguar ashpër kryeministrit, Albin Kurti, pasi në një debat televiziv i dërgoi të fala vetëm bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimi, duke anashkaluar kështu Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e të tjerët. Sipas përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, fakti që Kurti e përmend veç Rexhep Selimin, është qëndrim i “ulët”, dhe kundër së vërtetës dhe historisë. Ne kemi qenë dhe jemi kundër Gjykatës Speciale, sepse konsiderojmë se është përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë. Atje i kemi 8 bashkëluftëtarë, që prej tyre janë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që ishin kundër kësaj pseudodrejtësie, por kemi dhe të tjerë që luftën e kanë bërë së bashku nën emblemën e UÇK-së, e të përmendet vetëm Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, përveçse është e ulët, është edhe kundër të vërtetës dhe historisë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …