leoni

OVL-UÇK reagon ndaj Albin Kurtit për lavdet që mori nga BE për bashkëpunimin me Gjykatën Speciale

OVL-UÇK reagon ndaj Albin Kurtit për lavdet që mori nga BE për bashkëpunimin me Gjykatën Speciale

Një raport i Këshillit të BE-së ku kryeministri Kurti lavdërohet për bashkëpunimin me Specialen ka shkaktuar reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë. Sekretari i saj, Faton Klinaku, me anë të një postimi në rrjetin social ka thënë se Organizata që ai udhëheq aktualisht, kërkon transparencë nga Kurti në këtë drejtim. Ai ka kërkuar që Kurti të tregojë se a është takuar në Bruksel me zyrtarë të Speciales për t’i ofruar bashkëpunim.”Në bazë të një raporti të BE-së, i cili po publikohet nëpër media, theksohet se blloku e vlerëson shumë bashkëpunimin konstruktiv të Kurtit me Dhomat e Specializuara. Veç kësaj, përmendet se Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë. Si OVL UÇK kërkojmë që kryeministri, Albin Kurti të jetë transparent me publikun dhe të tregojë se a është takuar në Bruksel me Dhomat e Specializuara për t’iu ofruar bashkëpunim”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …