Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pasi para pesë ditësh një prift nga rrethina e Beogradit e ka hequr flamurin shqiptar nga tavani i një kulle në Koshare. Faton Klinaku i ka fajësuar institucionet e Kosovës, që nuk kujdesen për monumentet historike. Ai ka thënë se janë informuar nga mediet lidhur me këtë skandal.
