leoni

OVL-UÇK

OVL-UÇK reagon për vendosjen dhe heqjen e flamurit të UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar për vendosjen dhe heqjen e flamurit të UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Kjo organizatë kërkon nga partitë që për hir të çështjes së përgjithshme të kenë unitet politik dhe që flamurin e UÇK-së të mos e përdorin për interesa politike. “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka përcjellur zhvillimet politike në Kosovë dhe ka kërkuar nga partitë që për hir të çështjes së përgjithshme të kenë unitet politik, sepse kjo po shkakton edhe përçarjen në popull e që për ne është e papranueshme. Kohëve të fundit, jemi duke parë vendosjen dhe heqjen e flamurit të UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, prandaj e ndjejmë si obligim që për këtë çështje të japim qëndrimin tonë: Flamuri i luftës së UÇK-së vendin e ka në Organizatën e Veteranëve dhe Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, në memorialet, komplekset, lapidarët e dëshmorëve, akademitë dhe muzetë e luftës, por edhe mund të përdoret nga qytetarët në shenjë respekti për luftën. Institucionet e shtetit të Kosovës kanë për obligim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës dhe kjo bëhet me anë të miratimit dhe zbatimit të ligjeve, dhe i bëjmë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që flamurin e UÇK-së të mos e përdorin për interesa politike”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …