OVL e UÇK-së

OVL-UÇK-së kërkon ndërtimin e shtatorës së komandanit legjendar Adem Jasharit dhe gjatë dëshmoreve të tjerë në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së fundmi ka dërguar një kërkesë në Kuvendin e Kosovës. Kjo organizatë ka kërkuar që në Komunën e Prishtinës të ndërtohen përmendore për shtatë dëshmorë të rënë në luftën për liri të UÇK-së. Kërkesën e kësaj organizate dërguar Kuvendit, e ka konfirmuar për AktivPress, nënkryetari i OVL të UÇK-së, Migjen Shala. “Po, kemi bërë kërkesë”, ka thënë ai. Shala, i cili njëherësh është asambleist nga radhët e PDK-së në Komunën e Prishtinës, ndër të tjera ka theksuar se kanë kërkuar që në Prishtinë të ngriten shtatoret e komandantit legjendar Adem Jashari, shtatorja e Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës, Nuhi Berishës, Rexhep Malës si dhe shtatoret e Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut. Nuk është hera e parë që anëtarë të kësaj organizate kanë kërkuar që në kryeqytet të ngriten shtatore të figurave historike të UÇK-së. Organizatat e dala nga lufta e fundit në Kosovë, tash e një kohë kanë kërkuar që në Prishtinë të ketë shtatore të komandantit Adem Jashari, për ta nderuar veprën e tij. Ndërkaq në anën tjetër, Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë afat kohor se kur pritet të ndodhë një gjë e tillë. Tash pritet të shihet nëse Kuvendi i Kosovës, me fillimin e punës për këtë vit do të miratojë kërkesën e OVL të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …