Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot do të dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot më 14 gusht 2020, ora 15:00, Kuvendit të Kosovës do t’i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë”, ka njoftuar OVLUÇK-ja. Kjo organizatë në vazhdimësi ka kundërshtuar Gjykatën Speciale, derisa kjo nismë e tyre vjen pas zhvillimeve të fundit dhe njoftimit të Prokurorit të Specializuar për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …