Petrit Selimi - Ivica Dacic

P. Selimi: Kosovën po e mbajnë peng nacionalistët shqiptarë por edhe ata serbë (!)

I zgjedhuri i kamotshëm i Hashim Thaçit, Petrit Selimi, një gazetaruc i dështuar në mesin e tre të dështuarve, të cilët ai, disa vjet më parë i mori nga rruga dhe i bëri deputetë, aktualisht në postin i ministrit të Jashtëm, ka deklaruar për  gazetën serbe Danas se  “Kosova po mbahet peng nga një grup nacionalist”. Demokracia dhe proceset parlamentare nuk duhet të rrëzohen nga koktej molotovi dhe sulmet me gaz lotsjellës. Progresi i vendit nuk mund të mbahet peng nga nacionalistët në Serbi dhe në Kosovë, të cilët janë të obsesionuar nga konfliktet e shkuara dhe  retorika etnike,  shkruan Selimi, i cili barazon nacionalistë serbë të Vuçiqit, Daçiqit e Nikoliqit me liderët e opozitës në Kosovë. Ky zyrtar mistrec mbase kumbar i Daçiqit, sikur shihet në këtë foto, komandantët e luftës së UÇK-së i quan nacionalistë dhe i barazon me nacionalistët në Serbi, të cilët janë në pushtet dhe jo në opozitë. Me ta, ky farë zog“petriti” e ka pasur dhe e punën si duhet, madje edhe në dreka e në darka, në ahengje e në “zhurka”, por i pengojnë nacionalistët shqiptarë, ashtu sikur i kishin penguar dhe po i pengojnë edhe Isa Mustafës dhe tërë sojit titist,  që nga 11 marsi i vitit 1981 e deri tani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …