Reforma zgjedhore e iniciuar vitin e kaluar nga kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, është mbështetur në grupet punuese dhe pritet të procedohet në Kuvend. Mirëpo, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, si dhe ata të shoqërisë civile thonë se reforma nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e subjekteve opozitare në këtë proces. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, deklaroi se në këtë proces do të duhej të përfshiheshin të gjitha partitë nga pozita dhe opozita dhe është e rëndësishme që të gjithë të japin kontributin e tyre. Ndërsa, Arben Gashi, nga LDK-ja ka thënë se nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa pjesëmarrjen e opozitës, sepse ka të bëjë me organizimin e jetës politike në vend.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …