Kryeministri Rama niset për në SHBA, për të siguruar vaksinën kundër virusit korona për Shqipërinë

Pa u ndëshkuar gjyqtarë e prokurorë të korruptuar nuk ka ndëshkime për klasën e korruptuar politike, thotë kryeministri, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për çështjen e korrupsionit ka theksuar se nuk duhen krijuar iluzione me punën e SPAK dhe organeve të tjera të reja të Drejtësia. “Më vjen mirë që këtu flasim për korrupsionin bazuar në fakte. Në fakte të nxjerra në pah në mënyrë krejt të pavarur nga një organizatë e mirënjohur për integritetin për identifikimin e korrupsionit në të gjitha shtetet dhe vlerësimin e situatës. Padiskutuar që lufta ndaj korrupsionit është në thelb luftë për modernizimin e shtetit. Është alternativa e shtetit kur ai mungon në shërbim ndaj qytetarëve, kur është i padisponueshëm për të dhënë atë që secilit i takon. Dhe kur shteti është i pafuqishëm për të vendosur interesin publik mbi interesa të ndryshme private. Dallimi mes vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim në aspektin e korrupsionit, s’është dallim mes popujve, gjenetik, por është dallim sistemi. Vendet e zhvilluara s’janë imune ndaj vendeve të korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …