Ish-eurodeputetja, Doris Pack është shprehur me tone mjaft
të ashpra ndaj veprimeve të fundit të opozitës. Në një postim të afishuar në
rrjetin social Twitter, ajo ka vlerësuar se veprimet e partive opozitare, po e
dëmtojnë të ardhmen e Kosovës. “Opozita e Kosovës është duke vepruar në mënyrë
të papërgjegjshme, kundër interesit të shtetit, duke shkatërruar të ardhmen dhe
imazhin e Kosovës. Turp për udhëheqësit e saj”, përfundon reagimi i
eurodeputetes, Pack.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …