leoni

Behxhet Pacolli

Pacolli: Më 11 qershor një mundësi e artë për ta ndryshuar Kosovën

Kryetari i Alenacës Kosova e Re, Behgjet Pacolli përmes një postimi në “Facebook”, ka vlerësuar se më 11 qershor është një mundësi e artë për ta ndryshuar Kosovën njëherë e përgjithmonë. “Më 11 qershor është një mundësi e artë për ta ndryshuar Kosovën njëherë e përgjithmonë. Duke zbatuar programin tonë ekonomik Kosovën do ta kthejmë në vendin që do të jetë sinonim i punës dhe mirëqenies. Nuk do të ketë më keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe të të mirave të shtetit. Nuk do të këtë keqpërdorime, shantazhe, hajni grabitjet etj. Ato do të dënohen me ligj. Kurrë nuk do të ketë korrupsion në Kosovë! Na priftë e mbara! #AKR për një Kosovë madhështore!” ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …