Behxhet Pacolli

Pacolli – Abazoviqit: Ju nuk mundeni në asnjë mënyrë me ndal qëllimin që ka koalicioni i juaj ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, i ka bërë thirrje politikanit shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, që të mos i bashkohet një qeverie e cila paralajmëron tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës. “Zotni Abazoviq, nëse ju e mundësoni formimin e kësaj qeverie, ju nuk mundeni në asnjë menyrë me ndal qëllimin që ka koalicioni i juaj ndaj Kosovës. Ata, pos tjerash do të tërheqin edhe njohjën e Kosovës e ju nuk do të jeni ne gjendje, me daljën e juaj nga qeveria me e parandalu këtë ngase do te jetë vonë”, është shprehur Pacolli. “Mos e bëni këtë ju lutem se dëmi që do t’i behej Kosovës në rend të parë ka me qenë i pariparueshëm. Përgjegjësija e juaj, në këtë rast është e madhe”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …