leoni

Behgjet Pacolli

Pacolli: AKR-ja ndau partitë në dy blloqe të mëdha

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se kjo parti është shkaktare që në zgjedhjet e 11 qershorit, partitë politike në Kosovë janë ndarë dy blloqe të mëdha politike. Sipas tij këtë ide e kishte edhe me herët, pasi që do të donte që Kosova të jetë sikur vendet evropiane, sa i përket ndarjeve të partive politike. Pacolli në një intervistë në kuadër të programit zgjedhor në RTK, ka thënë se bashkëpunimi me LDK-në ishte një dëshirë e hershme e tij. “Me AKR-në është arritur që të krijohen dy blloqe. Spektri politik është ndarë në dy blloqe të mëdha”, ka theksua ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …