Pacolli: Kosova është përjetësisht mirënjohëse mikut të saj më meritor për lirinë tonë, presidentit Bill Klinton

Pacolli: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL nuk do të jetë kërcënim për askënd

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka deklaruar se Samiti i Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë i mbajtur në Jerevan të Armenisë, rezultoi me ngritjen e statusit të Republikës së Kosovës si vend anëtar i asocuar dhe pavarësisht përpjekjeve destruktive të palës serbe, Kosova shënoi sukses të plotë, duke iu falënderuar punës së palodhshme të gjithë ekipit të MPJ, stafit diplomatik dhe institucioneve tjera shtetërore. Synimi ynë i radhës, që është edhe sfida më e madhe e shtetit tonë, e diplomacisë tonë dhe fuqizimit të shtetësisë, do të jetë anëtarësimi në INTERPOL, në nëntor të këtij viti. Gjithë kapacitetin tim e kam orientuar drejt këtij synimi. Kosova në INTERPOL nuk do të thotë kërcënim për askënd. Kosova në INTERPOL do të thotë paqe dhe kontribut në sigurine e brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare. Kosova në INTERPOL do të thotë luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar dhe më shumë siguri për qytetarët tanë. Kosova në Interpol do të thotë fuqizim i shteti tonë, ka vlerësuar shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behgjet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …