Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka mbajtur sot tubim edhe me qytetarët e Prishtinës, ku është bërë prezantimi i programit qeverisës, kandidatit për kryeministër si dhe kandidatëve për deputetë nga radhët e koalicionit. Qytetarët me një fjalë rasti i përshëndeti i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili tha se fitorja e koalicionit të shpresës po vjen me 11 qershor. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që te dalin e te votojnë për listën më të mirë, me njerëz të pastër e të dijes. “Ne kemi listën që përmban shumë zonja, te rinj e akademikë, ndërsa njeriu që i prinë kësaj liste është eksperti i ekonomisë, Dr.Avdullah Hoti.” Ai shtoi se ky koalicion është e vetmja alternativë që do ta krijojë një perspektivë për qytetarë dhe një shtet ku të gjithë do të jenë krenar me të.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …