Autoritetet në Prishtinë po punojnë në Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe, i ka thënë gazetës së Beogradit “Blic” ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli. Ai po ashtu ka thënë se nuk mund të parasheh nëse Marrëveshja do të kryhet brenda tri javësh, që është afati i dhënë nga Lista Serbe dhe Qeveria e Serbisë. Qysh para se të ndodhte rasti fatkeq me Gjuriqin, Qeveria jonë ka nisur aktivitetet rreth të gjitha marrëveshjeve të Brukselit, ndër të cilat edhe për Asociacionin. Faktori politik serb” do të duhej të bashkëpunonte me Qeverinë e Kosovës. Pacolli pëo ashtu është shprehur, sipas raportimit të medave të Beogradit, se Qeveria e Kosovës është e gatshme që me hapa të shpejtë të punojë për ndryshimin e të gjitha marrëveshjeve, pra edhe për Asociacionin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …