Gjatë ditës së sotme do të inaugurohet ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kështu ka bërë të ditur dje Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli. “Pas lindjes së largët, sot arrita në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku nesër do të të bëjmë inaugurimin e ambasadës së Republikës së Kosovës në këtë shtet të fuqishëm”, ka shkruar Pacolli. Kryediplomati tutje ka vlerësuar se prania e Kosovës nëpër botë po shtohet, ashtu siç po rriten edhe mundësitë e zhvillimit të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …