Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përmes një postimi në Twitter, Pacolli tha se gjatë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka rritur numrin e grave si ambasadore jashtë shtetit. “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave! Jam krenar që gjatë mandatit tim si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës kemi dyfishuar numrin e grave Ambasadore që përfaqësojnë Kosovën jashtë vendit. Ato kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës. Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …