Homazhet janë gjeja më e vogël të cilët institucionet e Kosovës mund të bëjnë për dëshmorët në krahasim çfarë kanë sakrifikuar ata për vendin, kështu ka thënë nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli pas nderimeve të sotme për dëshmorët e Prishtinës. “Sot 20 vite më parë ku edhe filloj ofensiva masive në Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Marec, ishin ushtarët e UCK-së të cilët duhej të viheshin në ballë të tyre dhe të mbrojnë më shumë se 80 civil të cilët ishin të dëbuar nga kryeqendra. Jeta e tyre u sakrifikua për mbrojtje të popullatës së tyre, mirëpo edhe për mbrojtje të territorit të tyre dhe shtetësisë së Kosovës që ne synonim që të fitohej liria me gjak. Në këtë rast është e pakalueshme shtatorja e heroit Zahir Pajaziti dhe ky është qëllimi pse sot ishim këtu” tha nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …