Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të kryetarit të komunës së Prishtinës, tha se ndërtimi i projektit të parkingut nëntokësor tek fakulteti Filologjik, po bllokohet nga ministri i financave, Avdullah Hoti. Ajo tha se bllokimi i projekteve madhore nga niveli qeverisës ka filluar qysh pas marrjes së mandatit nga Lëvizja Vetëvendosje. Drejtori i zhvillimit ekonomik në komunën e Prishtinës, Genc Bashota, tha se vazhdimisht ky projekt është bllokuar nga ministri i Financave, që tashmë është kandidat për kryeministër nga koalicioni i LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …