Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke komentuar votimin proliberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian, ka thënë se është koha që edhe institucionet tjera bashkëvendimmarrëse të Bashkimit Evropian, të respektojnë verdiktin e këtij tempulli të demokracisë evropiane. “Është koha që edhe institucionet tjera bashkëvendimmarrëse të Bashkimit Evropian, të respektojnë verdiktin e këtij tempulli të demokracisë evropiane. Në fakt, përmbushja e kritereve nga ana e Republikës së Kosovës, ka qenë përkushtimi i ynë për tu bërë pjesë e një komuniteti më të madh demokratik, familjes së vendeve demokratike. Liberalizoni vizat, lëvizja e lirë në Evropë, është e drejtë themelore njerëzore. Mos na ndalni rritjen demokratike të vendit tonë të ri, jepni fund një izolimi paradoksal”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …