leoni

Pacolli: Jeta në mjerim e mbi 18% të popullsisë, është turp për Qeverinë

Pacolli: Jeta në mjerim e mbi 18% të popullsisë, është turp për Qeverinë

Në prani të një numri të madh të qytetarëve të Gjakovës, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behxhet Pacolli, ka mbajtur debatin për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim. Duke i përshëndetur të pranishmit, presidenti i AKR-së ka folur për lidhshmërinë e tij me qytetin e Gjakovës përgjatë viteve të jetës dhe veprimtarisë së tij. Ai ka thënë se Gjakova gjithmonë ka qenë një vend me potencial shumë të madh zhvillimi me infrastrukturë industriale, bujqësi e të gjitha gjërat e nevojshme për të bërë biznes, por sipas tij i gjithë ky potencial është ngulfatur nga institucionet vendore të cilat për inate personale e kanë bllokuar këtë rajon.Pacolli ka thënë se Gjakova i paguan shtetit tatim mbi 3 përqind ndërsa investimet e buxhetit të Kosovës për Gjakovën janë vetëm 1.2 përqind. “Kjo është një hile që i bëhet Gjakovës” ka thënë Pacolli, duke shtuar se në kohën sa ishte në qeveri, me shumë mund kishte kërkuar që Gjakova të bëhet zonë e lirë ekonomike.  “Unë sot çuditem pse kjo zonë e lirë ekonomike ka mbetur e heshtur. Kryetarja e Gjakovës duhet të punojë më shumë në këtë aspekt. Unë mund ti numroj fabrikat që rrijnë bosh sot”, ka thënë presidenti i AKR-së.

Ai në vijim e ka akuzuar udhëheqsinë vendore për shkatërrimin e fabrikave në Kosovë. Prindërit tuaj kanë derdhur djersë në këto fabrika, ne duhet t’i funskionalizojmë ato në mënyrë që Gjakova të jetë gjenerator i vendeve të punës”, ka thënë Pacolli, duke i përmendur edhe disa raste kur investitorët kanë kërkuar lokacione për investime dhe hapje të fabrikave në Kosovë, ndërsa të njëjtit janë refuzuar nga kryeministri i Kosovës, i cili sipas Pacollit nuk i është përgjigjur këtyre kërkesave dhe si rrjedhojë e Kosova e ka humbur shansin e hapjes së shumë vendeve të reja të punës.

“Derisa ky mentalitet i qeverisë vazhdon me vështirësim të punës së investitorëve, asgjë nuk do të ndryshojë”, ka thënë i pari i AKR-së.

 Presidenti Pacolli më tej ka folur në pika të shkurta edhe për plan-programin e partisë . Ai ka folur për krijimin e një qeverie funksionale, ku secili do të jetë përgjegjës për punën e tij në fund të ditës.

“Ne garantojmë rritje ekonomike çdo vit mbi 10 përqind dhe kjo është e vetmja shansë për Kosovën. Nuk mund të ketë punësim me rritje ekonomike 1 ose 2 përqind”, ka thënë Pacolli duke shtuar se vetëm një rritje ekonomike prej 10 përqind  do të ishte realisht faktori i cili do ta eliminonte varfërinë në Kosovë. Ai e ka akuzuar udhëheqësinë vendore për varfërim të popullit dhe shkatërrim të çdo shprese për përmirësimin e gjendjes aktuale.

Ai ka thënë se është turp për udhëheqësinë e këtij vendi që ta lejojë rreth 18 përqind të popullatës të jetojë në mjerim të skajshëm, derisa për vete kanë krijuar pasuri të mëdha.

 Lideri i Aleancës Kosova e Re ju ka premtuar Gjakovarëve se në mandatin e parë të qeverisjes së AKR-së, do të ndërtohet hekurudha në Gjakovë e cila do të lidhet me rrjetin hekurudhor si dhe lidhjen e Gjakovës me autostradën që vjen nga Prizreni.

Debati më pas ka vazhduar mes qytetareve të Gjakovës dhe Presidentit Pacolli, i cili u përgjigj në pyetje të shumta dhe e vazhdoi debatin duke diskutuar edhe rreth çështjeve të tjera që i shtruan pjesëmarrësit në këtë takim.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …