Behxhet Pacolli

Pacolli: Ka disponim te Vetëvendosje dhe te LDK-ja që të dy subjektet të heqin dorë nga kushti për kryeministër

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli thotë se ka disponim te Vetëvendosje dhe te LDK-ja që të dy subjektet të heqin dorë nga kushti për kryeministër, në rast të ndonjë koalicioni paszgjedhor. Sipas Pacollit, kjo po ndërmjetësohet nga AKR-ja. Ai thotë se as kandidati i VV-së, Albin Kurti, e as i nominuari i LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, nuk e kanë qëllim të vetëm bërjen kryeministër. “Vetëm kështu mund të shkojmë përpara. Nuk duhet të jenë kryeneç në këtë… Ekziston njëfarë atmosfere dhe nuk është qëllimi i Albin Kurti që të bëhet vetëm kryeministër dhe asgjë tjetër, as i Avdullah Hotit, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …