Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është deklaruar pas rinumërimit të votave të zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit. Ai ka shkruar se ri-numërimi i votave ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe se përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit janë kundërshtuar, pasi që ka mbizotëruar sundimi i ligjit. Paciolli thotë se koalicioni Nisma-AKR-PD do ta përfaqësojë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve të tyre dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës për prosperitet ekonomik, sundim të ligjit dhe ruajtjen e miqësisë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti.
