Pacolli: Kosova dhe Belgjika të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe nxitjen e investimeve

Pacolli: Kosova dhe Belgjika të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe nxitjen e investimeve

Kosova dhe Belgjika duhet t’i shtojnë energji të reja përpjekjeve nga të dyja vendet për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, gjatë një takimi që zhvilloi në Ministrinë e Jashtme me ambasadorin rezident të Belgjikës në Kosovë, François Bontemps. Në kuadër të këtij takimi me diplomatin belg, të akredituar në Kosovë është diskutuar edhe në lidhje me nevojën e përkrahjes së këtij shteti për liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës euro-atlantike për Kosovën, si dhe për vazhdimin e mbështetjes së Belgjikës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Belgjika ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shtet partner dhe mik i Kosovës, i cili i ka ofruar mbështetje të fuqishme ndaj të gjitha proceseve të shtet-ndërtimit në Kosovë dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …