leoni

Pacolli

Pacolli: Kosova është e gatshme për dialog, por kushtet janë të qarta – si dy shtete të pavarura dhe sovrane

Zëvendës-kryeministri në largim i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë se politika e jashtme e Kosovës ka qenë gjithmonë e koordinuar dhe në përputhje me pozicionin e partnerëve strategjikë, siç janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia që nga fillimi i viteve ‘90. Duke iu përgjigjur kërkesës së shteteve të QUINT-it, të cilat sot kërkuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, Pacolli tha se “mirëpresim angazhimin e treguar nga të gjitha vendet e Quint së bashku për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”. Ai tha se Kosova është e gatshme për dialog, “por kushtet janë të qarta – si dy shtete të pavarura dhe sovrane që synojnë njohje reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …