Pas vendimit të Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatë iranianë për shkak të dyshimeve se ishin duke planifikuar sulme terroriste në vend, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli. Ai ka thënë se Kosova përkrah këtë vendim dhe se mbështet qëndrimin e Amerikës për Iranin. “Mbështesim vendimin e Shqipërisë për të dëbuar diplomatët iranianë që ndërmorën aktivitete që kërcënuan sigurinë e Shqipërisë. Kosova përkrah politikën e Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë për Iranin. Ne jemi kundër sjelljeve të pamatura të Iranit në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Pacolli.
