Zëvendës kryeministri, Behxhet Pacolli ka propozuar që mjetet që i merrnin veteranët e rrejshëm t’iu jepen familjarëve të viktimave të luftës. Ai ka shkruar në adresën e tij elektronike se nëse zbulohet se në lista ka veteranë të rrejshëm, mjetet që i merrnin ata, të shkojnë tek familjet e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kohës së luftës, të vrarë, të zhdukur, apo të gjymtuar e dhunuar. Shteti i Kosovës, shoqëria ia u ka borxh këtyre familjeve që kanë një, dy apo më shumë viktima. Unë vetë ndihmoj shumë prej tyre, por shteti duhet të ndihmojë institucionalisht. Kështu do të bënim drejtësi të vërtetë me viktimat e luftës, ka shkruar zëvendës kryeministri, Behxhet Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …