Pacolli: Ndonëse vijë nga një karrierë ndërkombëtare biznesi, Kosovës i kam ofruar ndjenjën time të shërbimit kombëtar

Pacolli: Ndonëse vijë nga një karrierë ndërkombëtare biznesi, Kosovës i kam ofruar ndjenjën time të shërbimit kombëtar

Zëvendëskryeministri në detyrë, Behxhet Pacolli, ka pritur mbrëmë ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të akredituar në Prishtinë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. “Ndonëse vijë nga një karrierë ndërkombëtare biznesi në nivelet më të larta, e kam zhvilluar këtë mision plotë modesti dhe respekt për të tjerët. I kam ofruar pa hezitim Kosovës, profilin tim ndërkombëtar, miqësitë e mia, ndjenjën time të shërbimit kombëtar”, ka potencuar ministri Pacolli. Ai ka kërkuar edhe më tutje mbështetjen e miqve të shumtë që ka Republika e Kosovës në jetësimin e këtyre synimeve. Sipas tij, veni ka fatin për miqtë që ka dhe për mbështetjen që ata i japin synimeve diplomatike të shtetit tonë. Para trupit diplomatik, ai është zotuar se Kosova do t’i përfundojë të gjitha obligimet ndërkombëtare, në mënyrë që të jetë anëtare e plotë e sistemit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …