Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Fitore Pacolli, ka thënë se ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duhet të mbahet përgjegjëse dhe të japë llogari nëse informata për njohjen nga Xhamajka s’është e vërtetë. Ajo ka thënë se siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe ambasadorë. “Kosovës tani i duhen ambasadorë kompetent, professional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta. Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari”, ka shkruar Pacolli. Ky reagim vjen pasi ministrja për Punë të Jashtme e Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith, përmes një postimi në “Twitter”, ka reaguar ndaj postimit të kryetarit Thaçi, duke thënë se Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës deri më tani.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …