Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, është shprehur tejet i shqetësuar për këtë që po ndodh në Kuvendin e Kosovës. “Konsideroj se edhe ai filli i hollë që ka mundur të jetë lidhshmëria mes opozitës dhe pozitës definitivisht është këputur dhe duhet të gjendet zgjidhje urgjente”, ka thënë Pacolli. Sipas tij, nëse aktorët politikë të Kosovës kanë ndjenja përpopullin dhe shtetin e tyre atëherë duhet (edhe në mes ndërmjetësuesve) të bisedojnë dhe të vendosin: Zgjedhje të parakohshme në fillim te vitit 2017, Opozita të kthehet në Kuvend dhe të bashkëpunojë në mënyrë që proceset të shkojnë përpara, Gjatë këtij viti të përkryhen reforma zgjedhore dhe ligji për Presidentin.“Kjo do të ishte një zgjidhje e ‘mesit të artë’ që do t’i konvenonte të gjithëve”, ka thënë Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …