Pacolli: Presidenti të zgjidhet nga populli

Kryetari i Aleancës Kosova e
Re, Behgjet Pacolli ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të ballafaqohen me
tensione politike edhe me të mëdha, si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të
politikanëve të pozitës dhe opozitës. Në një postim të afishuar në llogarinë e
tij në Facebook, ai ka tërhequr vërejtjen se “
Kosova nuk e ka komoditetin të futet në një krizë të
re politike dhe institucionale, siç është rasti i zgjedhjes së presidentit të
vendit”. Pacolli, me këtë rast, ka përmendur rezolutën e Kuvendit të Kosovës për
ndryshimet kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e presidentit nga populli.
“Fatkeqësisht kjo rezolutë dhe kjo marrëveshje nuk u zbatuan asnjëherë dhe
amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nuk u
votuan asnjëherë në kuvend, megjithëse kishin marrë dritën e gjelbër nga
Gjykata Kushtetuese. Votimi i këtyre amendamenteve do ti mundësonte qytetarit
të Kosovës që të zgjedh direkt presidentin e vendit dhe do të evitonte krizën
politike, e cila ka kosto të madhe për qytetarët dhe shtetin”, ka thënë Pacolli
në shkrimin e tij në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …