Pacolli pyet Isa Mustafën se ku mbeten 5o milion marka gjermane të 3-përqindëshit

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, është përfshirë në debatin rreth fondit të 3 për qindëshit të qeverisë në ekzil. Nëpërmjet një postimi në internet Pacolli, duke e vlerësuar si çështje shumë të ndjeshme ka thënë se është shumë mirë që po shkruhet dhe po flitet për këto para. Megjithatë, ai ka shtruar një pyetje, duke aluduar në atë që thotë se e kishte dëgjuar dikur paslufte nga Isa Mustafa, kishte thënë se nga ky fond kanë mbetur edhe 50 milionë marka gjermane. Pas mbarimit të luftës, unë kam parë një intervistë të Fatmir Sejdiut, ku është thënë se Isa Mustafa, ka deklaruar se në fondin e tre përqindëshit kanë mbetur edhe 50 milionë marka gjermane. Është e drejta e të gjithëve ta dimë se ku mbetën ato fonde, duke ditur se ato fonde janë të popullit e sidomos të mërgatës, po edhe të miat dhe familjarëve të mi ka nënvizuar Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …